Daçiqi kërkon arrestimin e Bekim Haxhiut pas deklaratave për Faton Hajrizin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka kërkuar arrestimin e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu,pasi ky i fundit dha një deklaratë për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi.

“Glorifikimi më monstruoz i terrorizmit dhe i vrasjes së policit serb, nga Bekim Haxhiu, është vetëm dëshmi se urrejtja dhe dhuna ndaj çdo gjëje që është serbe nuk ka kufi. Nuk mund të them se jam i befasuar nga thirrja e Haxhiut për të vrarë policët serbë, as që e ka thënë publikisht.

Do të habitesha vetëm nëse një deklaratë e tillë monstruoze do të mbetej pa reagim nga komuniteti ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet e tij përkatëse”, ka thënë Daçic.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, së bashku me qindra mijëra qytetarë të Kosovës, morën pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili iu dha lamtumira e fundit në një ceremoni të mbajtur në Klinë të Ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.