Shkruan Fadil Maloku
Hapja e urës (që nuk e dimë saktë datën!) së Ibrit, për mendimin dhe gjykimin tim sociologjik duhet të demonstroj, kulturë dhe civilizim të shqiptarëve. E assesi dhunë e primitivizëm siç (presin ca dashakëqij të shtetësisë së Kosovës) demonstruan serbët e veriut gjatë protestimit ndaj Kryetarëve legal (por, jo edhe legjitim!) të katër komunave. Çka arrihet me demonstrim civilizues e dinjitar, do pyet dikush nga kureshtarët e jashtëm, po edhe ca pa kurrizorë e servila të brendshëm;
1. S’pari, qeveria (mirë do ishte që edhe opozitarët, shoqëria civile, mediat dhe organizatat tjera civile e publike) do duhej paraprakisht të bënin një apel (parapërgaditës, pra, para se të filloj hapja) dashamirës për pjesëmarrje masive në këtë eveniment tërësisht paqësor. Ku qytetarët shqiptar, boshnjak, turq, etj. (po pse jo edhe ata të veriut) me pankarta paqësore dhe me lule gjithandej, të bëjnë parakalim deri te pengesat (ku me siguri do barrikadohet KFORi) dhe t’u dhurojnë ushtarakëve e të NATO-s lule (e jo grushte e atakime të vrazhda, sikurse demonstruesit serb) dhe përqafime miqësore.
2. S ‘dyti, demonstrimi që po e supozoj si hipotetik dosido, skeptikëve vendas e sidomos atyre ndërkombëtar…do u dërgonte disa porosi të qarta; e para, se ne jemi paqësor po aq sa edhe Ju që dëshironi paqe e stabilitet rajonal. Por, që rekomandimet Tuaja qëllim mira janë pa asnjë dyshim në kundërshti me Marrëveshjet e arritura(për qarkullim të lirë, të njerëzve dhe mallrave që padyshim është në funksion të tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës së gjitha komuniteteve atje) më herët. E dyta, ne e mirëkuptojmë angazhimin Tuaj fisnik për bashkërenditje të veprimeve dhe zhvillimeve tona, në raport me interesat Tuaja në Kosovë. Ama, shtrohet pyetja logjike që dëshmon (apo demanton!) nëse Kosova është shtet sovran, apo është një koloni postmoderne, té cilën Ju e përdorni (sa herë u duhet) për rikonfigurime eventuale rajonale…!? S’treti hapja e urës nuk duhet e as që besoj se është një agjendë paraelektorale, siç po e cilësojnë ca (b)analista, por, thjesht një nevojë imediate e kontrollit dhe menagjimit të resurseve dhe begative (miliardash!?) materiale të kësaj pjese të Kosovës.
3. S’treti, çka është më e rëndësishme; tentimi për hapje me një qëndrim në unison (padyshim; qeveritar, opozitar, mediatik e civil), mediave dhe publikut të jashtëm do u dërgonte midis tjerash edhe mesazhin e shfajësimit tonë kolektiv, edhe si shtet dinjitar, edhe si komb i emancipuar, po edhe si vend i organizuar e i aftë për të kultivuar vlera e aftësi mobilizuese tipike perëndimore. Ky do ishte koncesioni më ideal për ta rritur ndikimin tonë karshi shteti, po edhe një alibi për ta ruajtur e kultivuar miqësinë e interesat e aleatëve tanë. Mund të jem edhe gabim në këtë ide, por, nëse ka dikush tjera sugjerime, rekomandime e ide le t’i bëjë publike. Se Kosova është e gjithëve…