Media zvicerane sda.ch, ka raportuar se një aeroplan Airbus A320 Easyjet ka shmangur përplasjen me një makinë në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Sipas raportimit, automjeti i aeroportit ndodhej në pistë kur avioni po nisej për në Gjenevë, teksa thuhet se, ngjarja ka ndodhur më 20 qershor.
Kështu thuet në një deklaratë e publikuar të premten nga Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust).
Airbus me regjistrim zviceran HB-JXF mori lejen për t’u ngritur nga pista 35 pak pas orës 17:00. dhe ishte rrugës për në Gjenevë.
Sipas deklaratës në të njëjtën kohë, në anën tjetër të pistës ndodhej një automjet i aeroportit, teksa avioni fluturoi mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme, kështu bëri që të shpanget përplasja me makinën.
Në njoftimin e dhënë nga Sust nuk thuhet se sa njerëz ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit, kurse Airbus-i në fjalë ka hapësirë për 186 pasagjerë.
Po ashtu thuhet se komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka hapur një hetim.