Ish-ambasadori i Kosovës: Presidentja e përfilli kërkesën e Dejona Mihalit, nashta bohet shoqe e pajtohet me Donikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka ironizuar me datën e caktuar për zgjedhje nga presidentja Osmani.

Ai ka thënë se me datën 9 shkurt, presidentja e respektoi kërkesën e Dejona Mihalit që të mos ketë fushatë gjatë festave.

Postimi:

As per qef te pozites as opozites. Presidentja cakton 9 Shkurtin date zgjedhjesh. Meqense ka qene kerkese e Dejona Mihalit qe sduhet te kete fushate per kershendella mire paska bërë Vjosa që ka përfillë kërkesën e Dejona Mihalit për 9 Shkurt. Edhe bohet shoqe me Dejonën edhe i dërgon Albinit mesazh qe sjanë prishë krejt, edhe pajtohet me Doniken e besa edhe e bojn nje playlist te perbashket te Dafina Zeqirit. Mos të harrojmë që shlirohet edhe Peci se ditë e fundit ngusht u konë a me shku kah Kurti a Vjosa. Përnjëmend ska faj opozita që nuk e bën hesap Vjosën

Leave a Reply

Your email address will not be published.