“Vrasja e 89-vjeçarit u krye për motive të ulëta”, gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj policit Festim Ramadani dhe të dyshuarit tjetër për vrasjen e Sadri Sadriut në Ferizaj.Sipas një njoftimi të gjykatës, arsye e vrasjes përmendet “motivi i ulët”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Para dy netësh më parë në një aheng familjar një 89-vjeçar ka mbetur i vdekur, si pasojë e plagëve të marra nga një person i cili është zyrtar policor, por që në momentin kritik ishte jashtë detyrës zyrtare.Sipas policisë, pas kryerjes së veprës penale, zyrtari policor që ishte jashtë detyrës zyrtare është vetëdorëzuar në polici, ku me vete e ka pasur edhe armën që dyshohet se e ka kryer krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.