Agim Musliu publikon fotografitë e kriminelëve serbë – ka një paralajmërim për qytetarët që udhëtojnë për Serbi

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka publikuar disa fotografi të kriminelëve serbë të cilët do të shihen në barrikadat në anën serbe të kufirit me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu thotë se qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për Serbi duhet të kenë kujdes së ato mund të jenë shumë të ashpra, pasi aty gjenden serb të ekstermit të djathtë që kanë lidhje me rusët.

Postimi i plotë:

Prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhje me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçit e Aleksandar Vuçiqit.

Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi.

Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyer!

Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi!

Leave a Reply

Your email address will not be published.