Koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina ka thënë se nuk vije në shprehje largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar një prej kërkesave të një grupi të serbëve të cilët sot kanë paralajmëruar protestë për mbylljen e pikave kufitare, e ku ndër të tjera kërkohet edhe largimi i Policisë së Kosovës nga veriu.
Morina ka thënë se grupet kriminale serbe po i frikësohet bashkëpunimit që kanë filluar qytetarët të kenë me policinë atje.
“Kjo nuk do te vije kurrë në pyetje, Mitrovica veriore është e qetë për kundër që situata është e brishtë.. Policia e Kosovës ka krijuar klime të mirë qe qytetarët atje të bashkëpunojnë dhe kjo është frike e grupve kriminale që qytetarët të bashkëpunojnë, jeta t’i kthehet normalitetit”, është shprehur Morina.
Lidhur me deklarimet e Ambasadës amerikane pas aksionit për mbylljen e institucioneve paralele serbe, se Policia e Kosovës është e instrumetalizuar nga politika, Morina ka thënë se policia kryen detyrat e saja sipas vendimeve të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Morina.
“Policia e Kosovës dihet kujt i jep llogari, për çështje të sigurisë duhet të merret Policia ajo kryen detyrat sipas vendimeve të institucioneve të Kosovës, me ShBA -në dhe aleatët merret Qeveria”,tha ai.