Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka thënë se është gënjeshtër se për shtetin e Kosovës duhet komb i ri.
Ai ka thënë se kush u thotë shqiptarëve se duhet të “deshqiptarizuar” është anti-Kosovë dhe anti shqiptarë.
Shkrimi i tij:
Kosovës dhe shqiptarëve u janë treguar dhe imponuar gënjeshtra të mëdha 120 vitet e fundit. Më e madhja është ajo që për shtetin e Kosovës duhet komb i ri.
Gjermania Lindore ishte shtet por gjermanët ishin aty komb. Koretë janë dy shtete, por kanë një komb. Irlandezët janë të ndarë në dy shtete, por janë një komb. Kombet e ndara mund të kenë më shumë se një shtet dhe nuk duhet komb i ri për shtetin.
Kush u thotë shqiptarëve që duhet deshqiptarizuar sepse pa e bërë këtë nuk e doni apo ndihmoni Kosovën është anti-Kosovë dhe antishqiptar. Kur provojnë t’ua shtyejnë këtë mashtrim teposhtë gërklanit, vetëm kujtoni Adem Jasharin dhe për çka ai dhe familja e tij u flijuan.