Presidentja e Republikës së Kosovës ka thënë se për çështjet e punëve të jashtme, respektivisht në lidhje me kërkesën e Gjermanisë për Kosovën në lidhje me heqjen e bllokadave ndaj Serbisë, nuk është konsultuar fare nga Qeveria e Kosovës.
Ajo në një intervistë në Kllxo Përnime, ka thënë se këto detaje i ka marrë vesh nga i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Sarrazin.
“Qeveria duhet të konsultoj Presidenten për çështjet e punëve të jashtme, se kanë bërë këtë. Sarrazini e ka shtruar këtë temë në takim me mua. Qeveria nuk më ka konsultuar.” – ka thënë Osmani.