Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka përsëritur se qasja për hapjen e Urës së Ibrit ka qenë gabim.
Ramadani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë verës u pa qasja e gabuar dhe jostrategjike, derisa qëllimi ishte i drejtë.
Tash sipas tij, gjysma e shtatorit po shkon me strukje.
“Paraprakisht, gati tre muaj konfrontim e diarre verbale kundër NATO-s e KFOR-it, sikurse edhe kundër gjithsecilit që kërkonte bashkëpunim me aleatët.
Tash: çele guri gojën!” – ka thënë ai.
Tutje, Ramadani ka shkruar:
“Nga Rrahagjoksja në Strukje!
Gabim!
Gabim atëherë dhe gabim tash!”