Rrusta: Në sytë e ndërkombëtarëve Serbia është duke bëra hapa tutje, Kosova po ia lehtëson Vuçiqit

Nënkryetarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se nuk e ka pritur as këtë herë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel që të jetë pozitiv.

Ajo e kritikoi Qeverinë e cila sipas saj nuk ka bërë asgjë për të propozuar diçka të re.

“Këto deklaratat e sotit, mos dakordime të tilla ka pasur edhe më herët, se besoj që dikush në Kosovë ka pritur që ka me pasur një hap pozitiv. Kryeministri Kurti nuk i ka kaluar caqet e çka nënkupton dialogu i Brukselit brenda konzezuzit që janë pajtuar edhe qeveritë e kaluar të Kosovës, pra krejt çka po i ndodhë Kosovës sot është që ai po ankohet që i ka trashëgua, mirëpo unë po e kritikoi që nuk i ka tejkaluar këto caqe, pra duke e propozuar një opsion të ri për Kosovën në zgjidhje në raport me Serbinë, dhe një paqe të përhershme në raport me ta. Ne e dimë që ka pas fleksibilitet prej Bashkësisë Ndërkombëtare, e dimë edhe deklaratën e famshme të Escobar i cili ka thënë se nëse ka pajtueshmëri mes dy vendeve edhe për ripërcaktim të kufijve çfarëdo që është e përshtatshme për ta. Mirëpo e kemi një Qeveri që duhet me e kritikua që është që katër vite në Qeveri dhe nuk ka bërë asgjë për me e propozua diçka të re”, deklaroi Rrusta.

Ajo tha se në sytë e ndërkombëtarëve Serbia është duke bëra hapa tutje. Sipas saj, Kosova është duke ia lehtësuar Vuçiqit me “qenë viktimë në sytë e perëndimit”.

“Serbia për momentin në sytë e ndërkombëtarëve është duke bërë hapa tutje, Serbia është në atë pozicion e cila nëse i tolerohet disi edhe me qenë me Rusinë dhe me perëndimin, mirëpo Kosova nuk e ka këtë mundësi dhe Kosova që po më pengon shumë është që ia ka lehtësuar Vuçiqit me qenë viktima në sytë e perëndimit, ne jemi shtet i pavarur dhe duhet me marrë përgjegjësi për veprimet tona, nuk jemi më viktima, jemi të pavarur”, tha ajo.

Në fund, Rrusta tha se Serbia duhet me kërkua falje për krimet e bëra.

“Serbia duhet me kërkua falje për krimet e bëra, mirëpo ne duhet me u shërua pavarësisht kërkim faljes së tyre, pavarësisht çfarë është Serbia ti nuk guxon në asnjë mënyrë me i ngjasuar asaj duke ia kthyer, ti e ke fituar luftën për çlirim, për liri dhe barazim.  Vuçiqi është në pozicionin ideal të viktimizimit dhe të favorizimit nga Bashkësia Ndërkombëtare për shkak të pozicionit gjeopolitik “, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.