“Fati politik i Vjosa Osmanit varet nga Albin Kurti”/ Ish-deputeti flet për raportet Osmani

Ish-deputeti i Kosovës, nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për raportet e presidentet Vjosa Osmani me kryeministrin Albin Kurti.

Ai thotë se, presidentja Osmani ka informuar se raportet e saj me kryeministrit Kurti janë të acaruara.

“Tani opinioni publik i Kosovës është informuar drejtpërdrejt nga e para e shtetit se raportet në mes saj dhe kryeministrit janë dukshëm të acaruara jo vetëm në rrafshin institucional por edhe personal”, shprehet Rugova.

Ish-deputeti thotë se,  Osmani ka hyrë në koalicion me një subjekt politik me pikëpamje shumë më ndryshe ideologjike se që trumbetonte ajo.

“Vjosa Osmani pati hy në koalicion me një subjekt politik me pikëpamje ideologjike shumë më ndryshe se që trumbetonte ajo.

Ajo tani nuk ka të drejtë të ushtroj aktivitet partiak sepse nuk ja lejon kushtetuta”, thotë Rugova.

Sipas tij, subjekti që e pat themeluar, tani udhëhiqet nga dy ish bashkëpunëtorë të saj me të cilët ajo nuk komunikon dhe të cilët kanë hyrë në listën zgjedhore të VV.

“Prandaj në këto kondita ndikimi elektoral i Osmanit nuk besoj që do të ndikon në masë të madhe në elektoratin që mbeshtesin Kurtin.

Ajo i ka thurur elozhe Kurtit pothuajse për gati 4 vite dhe deklarimet e saj ditëve të fundit tregojnë për një meri personale”, thotë ai.

“Fati i saj politik vazhdon të varet nga Kurti sepse nuk ka subjekt politik me të cilin Osmani nuk i ka shkatërruar urat e bashkëpunimit”, përfundon deputeti Naser Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.