Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Osmani tha se me Embalon folën për mënyrat për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, shkroi Osmani.
Tutje, Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj Embalos për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.