Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme, përgjegjëse për migracionin, kufijtë dhe politikën e sigurisë në Bashkimin Evropian ka njoftuar për ndryshimin që do të bëhet së shpejti në rregullat e udhëtimit në Evropë.
Këto ndryshme do të bëhen pas hyrjes në fuqi të Sistemit të dytë Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), që pritet të zbatohet nga 10 nëntori.
Nga kjo Drejtori kanë treguar shtatë gjërat bazike që duhet të dijnë studentët nga vendet pa viza:
-ETIAS do të kërkohet për hyrje në 30 shtete evropiane.
-Me ETIAS ju do të keni mundësi qëndrimi deri në 90 ditë
-Për të aplikuar për ETIAS, ju nevojitet: pasaporta, e-mail adresa, formulari i plotësuar dhe pagesa 7 euro.
-Aplikoni në websajtin zyrtar “Europa.eu/etias
-ETIAS juaj do të jetë i vlefshëm për tri vjet ose deri në skadimin e afatit të pasaportës.
-ETIAS nuk është vizë. Autorizime të ngjashme kërkohen edhe në shtete tjera.
-Kujdes nga mashtruesit