Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie.
Ata do të jenë bashkë me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në.
Ata do t’i bashkohen Listës për familje të AKR-së dhe PD-së së Ferid Aganit e bashkëpunimi pritet të zyrtarizohet të martën.
Këtë e ka konfirmuar se do të ndodhë të martën edhe eputeti Korenica.
Dy deputetët që pritet të largohen nga Vetëvendosje, Korencia e Rrahmani kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil por kanë qenë kritikues ndaj pushtetit edhe për disa çështje tjera.