Tahiri: Çfarë qeverie është ajo që guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave, mos luani me njerëz

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi sektorit publik nuk i janë ekzekutuar pagat.

Tahiri ka pyetur se çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave.

“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.