Cassidy: Serbia aleate e Rusisë, kërcënim për Kosovën

Profesoresha e Oksfordit, Jeniffer Cassidy, e cila për herë të dytë po qëndron në Kosovë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rrezikut të ndonjë sulmi tjetër nga Serbia apo kërcënimi për pushtim në formën siç e ka bërë Rusia në Ukrainë.

“Me një fqinj që ka aq lidhje të afërta me Rusinë dhe me pushtimin e Ukrainës dhe destabilizimin e tërë regjionit, nuk mendoj se mund të përjashtojmë çfarëdo lloj opsioni. Do të ishte marrëzi të përjashtonim pushtimin qoftë përmes infiltrimit përmes forcave sekrete qoftë planeve të aneksimit”, tha ajo.

Cassidy deklaroi se është me rëndësi për Kosovën të mbajë lidhje të forta me BE-në në këto kohë të destabilitetit të madh. Tutje ajo shtoi se Serbia është aleate e fuqishme e Rusisë. “Ne e dimë se Serbia nuk i ka mbyllur shtigjet ajrore me Rusinë dhe  Kosova ka një fqinj që ka lidhje kaq të forta historikisht me Rusinë, dhe kjo është sfidë në aspekt të diplomacisë digjitale. Rusia, Ukraina dhe gjendja e fundit në Gaza janë pikat kryesore në temën digjitale. Në aspekt të dezinformimit, keqinformimin duhet ta kemi parasysh. Kjo nuk është diçka e re. Ka ekzistuar gjithmonë në çdo luftë. Gjithmonë ka pasur keqinformim, dezinformim dhe kjo sot është vetëm një vegël shtesë në përpjekje për luftë”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.