Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare synon thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Ai ka thënë se Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi.
“Jam shumë i gëzuar që shoh kaq shume njerëz këtu. Më pëlqen të flas më shumë për biznes se sa për politike, kjo javë është një shembull se çka po synojmë të mbërrijmë së bashku. Ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë. Jam i kënaqur që po shoh që shumë personazhe janë pjesë e këtij forumi”, tha ai, raporton EO.
Tutje, ai tha se Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira.
“Forumi i dytë do të procedojë më shumë storie të suksesit. Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira, ne mirëkuptojmë bizneset në çdo cep të botës dhe do të punojmë së bashku për t’u rritur së bashku”.