Termokos dhe KEK nënshkran marrëveshjen për furnizim me ngrohje

Termokosi dhe KEK-u kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim për ngrohje për sezonin dimëror.

Qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos, nga 15 tetor deri më 15 prill do të kenë mundësinë e ngrohjes.

Kështu ka njoftuar Fisnik Osmani, postimin e të cilit mund ta lexoni më poshtë:

🖋️ Nënshkruam marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2024-25, me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

✅ Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15.10.2024 deri me 15.04.2025 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos.

🤝 Falënderojë zv.Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe të gjithë stafin e ndërmarrjes për bashkëpunimin dhe korrektësinë në vazhdimësi!

💚 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

Leave a Reply

Your email address will not be published.