Osmani takohet me presidentin francez Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori sot pjesë në pritjen e organizuar nga homologu i saj francez Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.

 

Osmani ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.