Lejla Zalihiq është bërë simbol i sakrificës, pasi notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën e saj nga përmbytjet që goditën Bosnje dhe Hercegovinën.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ndau këtë histori për të theksuar forcën e dashurisë prindërore.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Bosnje e Hercegovinë.
“Fuqia që zgjon tek ne kur bota jonë është në rrezik është e barabartë me Magjinë. Allahu i ruajtë të gjithë të kërcënuarit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë”, shkroi Duda Balje në profiline saj në Facebook.
Rikujtojmë se para disa dite Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore.