Kurti: Kërkojmë dorëzimin e Radoiçiqit si një nga tre kerkesat ndaj Serbisë për dialog

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks to The Associated Press, Thursday, Oct. 3, 2024, in Warsaw, Poland. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur tri kërkesat që i ka Kosova ndaj Serbisë në kuadër të procesit të dialogut për momentin.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Serbia duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i dyshuar për agresionin në Banjskë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e dërgoi vitin e kaluar në BE kundër Kosovës.

“Sa i përket marrëveshjeve përfundimtare në Bruksel, ne kemi një marrëveshje. Nuk bën të harrojmë marrëveshjen që kemi. Dialogu në Bruksel edhe me takimin e Ohrit, e ka sjellë Marrëveshjen Bazike. Marrëveshja Bazike e ka edhe aneksin e zbatimit, ajo çfarë duhet është të respektohet ajo, mirëpo 8 nga 11 nenet i ka shkelur Serbia. Nuk mund të harrohet një marrëveshje e të shkojmë te një marrëveshje tjetër pa e trajtuar kush e shkeli atë marrëveshje. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u folë për marrëveshje. Interesi i Beogradit është të thuhet që duhet ta kemi një marrëveshje në të ardhmen, në mënyrë që ajo të mos harrohet nga e kaluara. Para 1 viti e gjysmë kemi bërë një marrëveshje, ajo çfarë insistoj unë është të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mund ta mohojë që kemi bërë marrëveshje. Le ta nënshkruajmë atë si dëshmi e vullnetit e qëllimit të mirë, mirëbesimit ndërmjet palëve dhe garancisë legale për zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

“Pa dyshim që kjo nënkupton edhe tërheqjen e letrës së BE-së, 27 shteteve anëtare të cilat ua ka dërguar ish kryeministrja Bërnabiq, por ne njëkohësisht kërkojmë si Republikë e Kosovës dorëzimin e Milan Radoiçicit dhe të kriminelëve të tjerë që vranë Afrim Bunjakun në shtator të vitit të kaluar, të cilët edhe kanë aktakuzë në Republikën e Kosovës. Pra janë tri: Nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së Ana Bërnabiq dhe dorëzimi i Radoicic. Marrëveshje kemi, le të mos harrojmë që marrëveshje kemi, por duhet të respektohet dhe zbatohet ajo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.