Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se rritja e pensioneve për 20% është e pamjaftueshme.
Ai ka thënë se kjo rritje e pamjaftueshme erdhi në kohën kur do të nis fushata zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.
Tutje, ai është zotuar që nëse i fiton zgjedhjet në javën e parë të qeverisjes nuk do të ketë pension nën 150 euro.
“Rëndësi ka që njerëzit e Kosovës pas katër viteve pritje, pensionistët e Kosovës që një pjesë e tyre kanë jetuar në kushte rënda përballueshmërisë, me rritje çmimeve si as njëherë më parë në histori të Kosovës. Në prag të fushatës elektorale marrin lajmin për rritjen e pensionëve edhe atë pamjaftueshëm. Inflacioni në Kosovë për katër vite është 22%, e rrit pensionet 20% nënkupton që je mang.”
“Këta pensionist do të kenë rritje të pensioneve që në javën e parë të qeverisjes. Nuk do të ketë pension më të vogël se 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.
Ai iu tha pensionerëve “merrni paratë”, por iu kërkoi “që mos t’i besojnë kësaj qeverie”, që sipas Abdixhikut është duke i mbajtur peng.