Haradinaj: Kurti nuk i shërben Kosovës, popullit i shet propagandë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj për rritjen e pensioneve prej 20 për qind dje, duke thënë se tentoi ta mbulonte vendimin për heqjen e masës ndaj mallrave serbe që hyjnë në territorin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se propagandën e Kurtit duhet ballafaquar dhe se ai po i bën Kosovës.

Postimi i plotë:

Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit për heqjen e tarifës 100% që pata vendosur më 2018.

Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin.

Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.