Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është larguar nga objekti ku po zhvillohen bastisje.
Bytyqi është larguar nga ndërtesa e Ministrisë pasi aty qendroj për rreth një orë.
Ai është larguar i shoqëruar nga zyrtarë policorë.
Ai dyshohet për përfshirje në rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit.