Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian për largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se janë në pritje që masat në fjalë të hiqen sa më parë.
Tutje, Kurti thotë se këto masa asnjëherë nuk kanë qenë të drejta, madje sipas tij kanë filluar të bëhen edhe absurde.
“Vazhdimisht kërkojmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat janë nga qershori i vitit të kaluar. Masat nuk kanë qenë të drejta asnjëherë e tash janë bërë edhe absurde për shkak se edhe vetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, iu ka shkruar letër vendeve të BE-së që masat duhet hequr”, ka thënë Kurti.