Përshëndetja mes Vjosa Osmanit dhe Zelenskyt, nikoqir ishte Plenkovic

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Osmani ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet bashkë me  kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.