Profesori dhe analisti politik, juristi Blerim Burjani ka thënë se Milan Radoiçiq është një bos i veriut, një kriminel dhe mbikyqrës i politikës në veri.
Ai e quan atë njeri kyq të Vuçiqit, duke shtuar se ka bashkëpunuar me qeveritë e kaluara, pra me PDK-në, AAK-në por jo me LDK-në.
Këto komente Burjani i bëri në emisionin N’pikë në DTV, teksa shton se, ata kanë bashkëpunuar me Radoiçiqin, i cili nuk ka qenë në listën e Zezë amerikane por ka qenë në listën e zezë të Kosovës.
Ai thotë se krejt ata që kanë bashkëpunuar me Radoiçiqin dhe nëse ka fakte që ka shkelje të kushtetushmërisë në vend, pasi Radoiçiq ka punuar me tenderë dhe ka ndërtuar villa për vetën e vet… duhet hetuar nga Prokuroria.
Ai thotë se këto përgjime dikush i ka qit… duke shtuar se të gjitha përgjimet që janë bërë në Kosovë janë të paligjshme, pasi shton se përgjimet rrezikojnë hetimin.
Burjani çuditet me nervozizmin e Mimoza Kusarit.
Burjani shton se Radoiçiqi tash është terrorist, ndërsa atëherë ka qenë kriminel…