Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in

Ambasadori gjerman në Kosovë ka thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar për mbështetur KFOR-in.

Kjo sipas tij kjo riafirmohet edhe me rritjen e fundit të kontingjentit gjerman.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in dhe zbatimin e misionit të tij, siç riafirmohet nga rritja jonë e fundit e ndjeshme me kontingjent”, ka shkruar Rohde.

Ai ka uruar komandanti e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin e ushtrisë italiane, Enrico Barduani, i cili e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë.

Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.