Nesër i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit që vdiq pas kontaktit me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri.

Bëhet fjalë për Visar Ramaj rreth 34 vjeçar, i cili humbi jetë tragjikisht përderisa ishte duke punuar.

34-vjeçari do të varroset nesër më 14 tetor 2024, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Ramaj, në Malishevë.

Viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar derisa ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.