PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Arsyeja e thirrjes së seancës tha ai është falja e borxheve të ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet ndërmjet Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

“Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë të jashtëzakonshme. Kemi kërkuar edhe një komision hetimor në të cilën nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çështjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kjo nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Dëmi që është shkaktuar është 11 milionë euro. Çështje tjetër e rëndësishme është çështja e përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.