Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE, Hoti: Arritje për të gjithë shqiptarët – që dy vjet s’ka mbledhje të përbashkëta të dy qeverive

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve të parë nga Shqipëria për anëtarësim në Bashkimit Evropian, është arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

Ai ka thënë se me anëtarësinë Shqipërisë në BE shqiptarët fuqizohehen politikisht dhe ekonomikisht.

Hoti ka përmendur edhe se si qe dy vite nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht. Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve!

Në anën tjeter, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore”, ka shkruar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.