Zemaj: Hafizi nuk është person i parëndësishëm, ai është njeri i afërt me Kurtin

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme për raportimet e mediave për ambalazhuesit e ujit dhe publikimin e bisedave mes Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit dhe Mimoza Kusarit me Igor Simiqin, ka thënë se Dejona Mihali është vetë Kurti.

Ai deklaroi se kjo qeveri e cila premtoi qeverisje “me duar të pastra”, nga aferat e fundit korruptive tregojnë se duart e tyre “janë gjithçka përveç se të pastra”.

“Tani vet faktet e thonë se kjo qeveri veç duart e pastra nuk i ka, i ka zhytur në korrupsion. Madje në korrupsion të shkallës së lartë. Por, aferat korruptive të tyre po e gjejnë dritën e publikimit çdo ditë. Ngjashëm e kemi rastin edhe në temat për të cilën e kemi thirrur këtë seancë, dëmtimin e buxhetit të shtetit nga ministri Liburn Aliu dhe Naser Hafizi në vlerë rreth 90 milionë euro për shlyerjen e borxheve në forma të kundërligjshme për kompanitë kosovare të ambalazhuesve të ujit”, tha Zemaj.

Ai shtoi se Naser Hafizi nuk është ndonjë pErson i parëndësishëm por “njeri i afërt me Kurtin, ndërsa për Dejonën tha se është “vet Kurti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.