Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.
Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po e nxit punësimin në rajon, Banka Botërore tregon se Kosova e ka numrin më të ulët të të punësuarve.

“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e publikuar sot nga Banka Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.
Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim të madh, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit, që Banka Botërore e quan “nivel historik”.
Banka Botërore shpjegon se “po ngushtohet hendeku” krahasuar me shkallën e punësimit në shtetet anëtare të BE-së, por edhe në këtë aspekt rritja nuk është e njëtrajtshme në të gjitha vendet.
Ndërsa Kosova ka numrin më të ulët të të punësuarve, në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.
Banka Botërore thotë se në Shqipëri dhe në Mal të Zi, shkalla e punësimit e ka tejkaluar atë të shteteve anëtare të BE-së (54.4%).
Midis mesit të vitit 2023 dhe mesit të 2024, raporti thotë se në rajon u krijuan 114,000 vende pune shtesë, nga të cilat Serbia pa fitimet më të mëdha nominale (48,400), e ndjekur nga Bosnjë e Hercegovina (39,000).
Megjithatë, BB thotë se “një shtrëngim i tregut të punës ka çuar në rritje të shqetësimeve midis bizneseve duke përmendur mungesat e fuqisë punëtore dhe mospërputhjet e aftësive”.