Hapja e urës së Ibrit, deklarohet ndihmës Sekretari i NATO-së

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka kundërshtuar hapjen ‘e njëanshme’ të Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve: nismë kjo që u ndalë në gjysmë nga qeveria e Kosovës ani pse e trumbetonin për punë të kryer “këtë verë”.

“E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Ruge.

“Ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë”, u shpreh mes tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.