Audio-incizimet Kusari-Radoiçiq, Qalaj i PDK-së kërkon nga AKI-ja të shpallet “rrezik i papranueshëm për shtetin”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i ka komentuar video-incizimet e publikuara, bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lilës dhe dy eksponentëve të Listës Serbe asokohe, Millan Radoiçiq dhe Sllavko Simiq.

Qalaj tha se ka kërkuar hetimet nga organet kompetente të sigurisë, konkretisht nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

Fillimisht kam kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të një komunikimi i cili tashmë dihet botërisht se kush është dhe i cili është përgjegjësi kryesor për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, për sulmin terrorsit në Kosovës dhe për tentim aneksimin e veriut nga Serbia”, tha ai.

Ai tha se në kohën kur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me zyrtarët e lartë të Listë Serbe, Millan Radoiçiq ka qenë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i njohur për disa krime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.