Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ftuar diasporën që të regjistrohet për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Përmes një video të postuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka informuar diasporën se si duhet të regjistrohet për procesin e votimit.
Ajo ka vlerësuar se diaspora çdo herë ka qenë pjesë e pandashme e zhvillimeve në Kosovë.
“E di që keni shumë punë, e di që keni shumë angazhime dhe obligime familjare, por zgjedhjet po vijnë. Ju e di që çdo herë keni qenë dhe jeni pjesë e pandalshme, e pandashme e zhvillimeve në Kosovës”, ka thënë Musliu-Shoshi.