Profesori amerikan: Prania e forcave serbe pranë kufirit të Kosovës ngre frikën e konfliktit të mundshëm

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare Alon Ben-Meir ka komentuar lëvizjet e fundit të forcave serbe përreth kufirit me Kosovë.

Ai thotë se prania e forcave serbe pranë kufirit të Kosovës krijon një atmosferë të tensionuar dhe mund të destabilizojë rajonin.

“Ajo gjithashtu ngre frikën e konfliktit të mundshëm dhe prish ekuilibrin delikat të sigurisë pasi dislokimet shërbejnë si frikësim”, ka shkruar Ben-Meir në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published.