Ministria e Mbrojtjes nënshkruan kontratë për furnizim me pemë e perime për FSK-në

Ministria e Mbrojtjes, ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 20 mijë euro për furnizim me pemë e perime për nevojat e FSK-së.

Nënshkrimi i kontratës është bërë më 23 tetor.

“AK i MM, ka për qëllim që të lidh një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej -Furnizim me pemë dhe perime për nevojat e FSK-së. Realizimi i kontratës duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin për kontrate. Qëllim i realizimit të kësaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e tenderit.

FSK nuk ka vazhduar kontratën më operatorin që deri tani ka qenë për furnizim dhe përgatitje të ushqimit.

Ushqimi për ushtarët e FSK-së po përgatitet nga kuzhinieret e Qendrës së Studentëve dhe atyre të burgjeve të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranim të stafit për kuzhinat e FSK-së.

Çështja e ushqimit në FSK ishte bërë temë debati javët e kaluara. Nga opozita kishin akzuaur qeverinë për këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.