Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar qindra qytetarë të Komunës së Istogut para të cilëve ka shpalosur pjesë të vizionit të tij për të ardhmen e vendit.
Ai tha se qytetarët e Dukagjinit janë punëtorë të jashtëzakonshëm, ndërsa u zotua se do ta kenë përkrahjen e nivelit qendror për investime publike në të gjitha fushat.
PDK-ja, më 2 nëntor ka ftuar Konventë e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku Hamza pritet ta shpalos vizionin e tij qeverisës për të ardhmen e vendit.