Rama nga ShBA: Shqipëria anëtare e BE-së në vitin 2030

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka nisur fjalimin e tij para sallës së mbushur me emigrantët shqiptarë në Broadway të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama theksoi se tashmë vota e diasporës është kthyer në një premtim të mbajtur, ndërsa shtoi se kërkonte votën e shqiptarëve të Amerikës me synimin, anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030.

“Më është dashur të përpiqem gjatë së bashku me kolegët e partisë time dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se sa njëherë gjatë këtyre viteve në zgjedhjet në Shqipëri. Tashmë vota juaj për zgjedhjet në Shqipëri është një premtim i mbajtur. Jam përpara jush e gjithë shqiptarëve të Amerikës se pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të Bashkimit Evropian.

Për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE, në Bruksel përkrahë gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe evropiane, të cilët i kemi përkitur historikisht. Sot është dita për të bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Ky është vetë kuptimi i këtyre mandateve dhe mandatit të ardhshëm për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.