KFOR-i përkujton ushtarët e parë britanikë që humbën jetën në Kosovë gjatë 1999-tës

Ushtarët e forcës britanike të rezervës strategjike të KFOR-it, organizuan një ceremoni përkujtimore në nder të leitenantit Gareth Evans dhe sergeantit Balaram Rai, ushtarëve të parë britanikë që humbën jetën në konfliktin e Kosovës në vitin 1999.

Ushtari i SRF-it, kapiteni Bishwaraj Rai, nipi i sergeantit të rënë Balaram Rai, vendosi një kurorë gjatë ceremonisë në nder të xhaxhait të tij.

Ai tha se është nder për të që shërben në ushtrinë britanike, siç kanë bërë shumë anëtarë të familjes së tij para tij, bëhet e ditur nga komunikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.