Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka akuzuar Bashkimin Evropian se po e trajton Kosovën si jo shtet.
Sipas tij, BE-ja ka një qasje diskriminuese dhe joferë ndaj Kosovës në lidhje me kërkesën për procedim të draft-stautit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se draft-statuti i Asociacionit, i propozuar dhe hartuar prej BE-së, është i papranueshëm, pasi i njëjti duhet të hartohet prej institucioneve të Kosovës.
“Nëse shkohet në këtë formë, atëherë po i merret një ingirencë thelbësore shtetit të Kosovës”, tha Konjufcq, në konferencën për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.