Tre helikopterë të saj u panë në Mutivodë, deklarohet KFOR-i

Tre helikopterë të KFOR-it, janë parë të shtunën në afërsi të vijës kufitare në Mutivodë.

Ku njëri nga ta kishte shenjën e ndihmës së parë.

KFOR-i në një përgjigje. thotë se ky aktivitet në zonën e Mutivodës, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative ishte pjesë e një stërvitje ajrore, si pjesë e aktiviteteve të rregullta në mbështetje të sigurisë lokale.

“Si pjesë e procedurave rutinë të gatishmërisë së KFOR-it për të garantuar sigurinë e të gjithë personelit të përfshirë në aktivitetet e KFOR-it, një nga helikopterët barti furnizime mjekësore”, thuhet tutje aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published.