“Për të gjithë shërbyesit publikë…” – Hekuran Murati vjen me sqarim shtesë për rritjen e pagave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë një sqarim shtesë lidhur me vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit publik, dhe jo vetëm për kategoritë e shfaqura në tabelën ilustruese të shfaqur sot gjatë konferencës për media.

“Pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës”, shkruhet në sqarim.

Postimi i plotë:

Pagat në sektorin publik janë rritur në vitin 2023, janë rritur në vitin 2024, dhe tani po rriten edhe në vitin 2025.

Pra rritje për tri vite radhazi që prej hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, ashtu siç do duhej, krahas rritjes ekonomike.

Rritja do të jetë 110 euro në muaj për secilin punonjës të sektorit publik. Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza – ku faza e parë prej janarit pagat rriten për 55 euro, ndërsa faza e dytë prej korrikut ku rritja bëhet 110 euro.

Pra pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.