Limaj mbledhë kryesinë e NISMA-s: Jemi të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmën që meriton

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot takim me kryesinë e subjektit që ai drejton.

Pas takimit me ta, Limaj ka thënë se në takim është disktutuar intensifikimi i angazhimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Po ashtu Limaj thotë se është thelbësore që të rikthehet besimi te institucionet, duke shtuar se Nisma ka dëshmuar se ka potencialin dhe ullnetin për ta bërë këtë realitet.

Postimi i tij:

Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmen që meriton!
Sot kisha takim me kryesinë e NISMA Socialdemokrate, ku në theks të veçantë kishim angazhimin tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
U diskutua për intesifikimin e angazhimit të degëve dhe për të ardhmën e vendit.
Në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve.
NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.