Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar deputetin e VV-së, Salih Zyba për sjellje të “rrugaçit” gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar me drejtorin e AKI-së.
Musliu i cilësoi sjelljet e Zybës të papranueshme duke i quajtur “të frikshme” dhe shtim të presionit ndaj saj dhe drejtorit të AKI-së.
“Në mbledhjen e parë kur ka ardhë me u prezantu para emisionit drejtori i AKI-së unë ia kam tërhequr vërejtjen. Sigurimi duhet të qëndroj jashtë sallës së Kuvendit sepse unë marrë përgjegjësi për atë çka ndodh brenda sallës. Besoj mirë e dinë Salih Zyba që unë nuk toleroj të cenohet siguria e drejtorit të AKI-së brenda sallës. Çka dua të them, në mbledhjen e parë kur jemi njoftuar, ja kam bërë të qartë drejtorit të AKI-së që sigurimi juaj nuk guxon të futet në sallë pa e ftuar, siç ndodh në seancat parlamentare.
E njëjta praktikë vlen edhe në komisione. Edhe sot ia kam tërhequr vërejtjen e njëjtë, sepse unë nuk jam me institucionin e AKI-së me luajt filma. Unë kërkoj llogari në bazë të ligjit dhe rregullores së Kuvendit. Gjatë bashkëbisedimit që kishim me drejtorin, erdh u fut si rrugaç në sallë. Ajo mënyrë e sjelljes së tij nuk ka emër tjetër sepse ai ashtu sjellët. M’u drejtua me gisht; ‘a je duke bërë sjellje ligjore’. I thashë; ‘Urdhëro? Nëse dëshiron me dëgju hajde ulu, dëgjo. Nëse jo, dil jashtë. Ju drejtua drejtorit të AKI-së: ‘Ti nuk ke me u përgjigj, ky ka me u përgjigj’. Kjo për mua është e frikshme. Kërcënim direkt ndaj drejtorit të AKI-së. Ai është presion edhe mbi mua edhe mbi drejtorin e AKI-së.” – tha ajo.