Çitaku: Qeveria po ndërhyn në institucione publike, e detyroi ZKA-në të korrigjojë veten

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është e ditur botërisht që Qeveria e Kosovës është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë kështu pas akuzave të fundit të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, se ka ndërhyrë në Raportin Kombëtar të Auditorit për vitin 2023.

“Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare”.

“Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyrën e Auditorit që të “korrigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, ka thënë Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.