Çfarë ndikimi do ketë fitorja e Trump në Kosovë?

E rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk po shihet me shumë ndryshime për Kosovë. Ish ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti thotë se liderët nuk duhet të rreshtohen krah partive, derisa nga Vetëvendosje thonë se janë të përkushtuar që të fuqizohet miqësia me Amerikën.

Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zgjedh Donald Trump.

Ai tejkaloi shifrën e 270 të votave elektorale dhe mundi kundërkandidaten e tij demokrate, Kamala Harris.

E rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, nuk po e sheh me shumë ndryshime ish ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti.

Mirëpo tre muaj para këtyre zgjedhjeve në SHBA, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.

Këtë rreshtim të Kurtit, nuk e sheh si të mirë Ahmeti.

Nga ana tjetër, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza thotë se janë të përkushtuar të fuqizohet miqësia me Amerikën.

“Në vendet demokratike kjo përcaktohet me votë, pra me zgjedhje dhe sigurisht që kjo ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Donald Trump mandatin e parë si president e pati nga viti 2017 deri në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.