Eksperti i politikës së jashtme në Washington: SHBA pritet ta rrisë presionin për marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Zgjedhja e amerikanëve për Donald Trumpin president do të ndihet anembanë globit – deri në Kosovë – dhe do t’i ndikojë politikat në një mënyrë ose tjetër. Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë më bazë në Uashington, Adrian Shtuni tha se kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh karshi politikes së deritashme amerikane për Kosovën, por do të ketë përqendrim më të madh.

Në një intervistë për REL, Shtuni thotë se në raportet me Kosovën, SHBA-ja do të këtë një përqendrim më të madh në çështjen e dialogut mes Kosovë dhe Serbisë.

Ai shtoi po ashtu, se ky përqendrim do të jetë, por duke mos përjashtuar rritjen e presionit për përfundimin e procesit të dialogut në Bruksel, me marrëveshje finale.

“Unë mendoj se asministrata e re do të ketë një qasje pragmatike, duke e njohur edhe si ka qenë më përpara, e cila është e fokusuar te rezultatet dhe jo tek fjalët pa fund dhe dialogu pa rezultat. Sa i përket Serbisë, mendoj se do të jetë e njëjta qasje dhe shpresoj që do të ketë presion të shtuar, në mënyrë që të zgjidhet një herë e përgjithmonë çështja e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sigurisht se do të ketë edhe llogaridhënie edhe për çështje të tjera të hapura, siç është incidenti i Banjskës, por sigurisht theksi do të jetë të mbyllja e kapitullit të normalizimit. Kosova të vazhdojë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në NATO, në organizata të tjera dhe Serbia të shkon në trajektoren që e shikon më të preferueshme”- tha Shtuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.